Lajme
Lunaçek mbështet fillimin e dialogut për vizat
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, mbështet fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave

Pas takimit me ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi, ku u diskutua për të arriturat në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, Lunacek vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga institucionet e Kosovës, duke kërkuar që të vazhdohet me këtë angazhim edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.
Në këtë takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, me fokus në pjesën veriore të vendit, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rendi dhe ligji duhet të vendoset edhe në atë pjesë të vendit, për t’i hapur perspektivë zhvillimit edhe të asaj pjese të vendit.
Ministri Rexhepi falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e deritanishëm dhe e informoi për progresin e arritur dhe angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme për fillimin e dialogut për viza me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini