Lajme

Lunaçek: Konluzat jo shumë të mira për Kosovën

Në lidhje me pritjet për studimin e fizibilitetit, Lunaçek fton autoritetet kosovare të punojnë për të merituar një raport pozitiv

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, nuk është e kënaqur me konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën.

Dokumenti nuk garanton se të gjitha vendet e BE-së do ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, në rast se edhe studimi i fizibilitetit do të rezultonte pozitiv.

Por, sipas saj, nuk mund të pritet më shumë kur njihet qëndrimi i pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Lunacek këmbëngul që Kosova të shfrytëzojë në maksimum marrëveshjen e dialogut të fundit me Serbinë, për të kërkuar vendin që i takon në bashkëpunimin rajonal apo për anëtarësim në organizata të ndryshme.

Në lidhje me pritjet për studimin e fizibilitetit, raportuesja fton autoritetet e Kosovës të punojnë për të merituar një raport pozitiv.

Lunacek vlerëson se procesi do të marrë kohë dhe se qytetarët e Kosovës duhet të kenë durim.