Lajme

Lunaçek do që Kosova të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën , Ulrike Lunaçek angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike , që do mbahen gjatë kësaj vere në Londër.

Në amendamentin, të cilin e ka dorëzuar në Rezolutën e PE-së për Kosovën, e të cilin mediat serbe thonë se e kanë parë, ajo ka treguar për rëndësinë e avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashigimisë, si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive.

Zëdhënësi i Lanaçekut, Volfgang Mahrajh i ka thënë mediave në Beograd, se për Rezolutën për Kosovën do të diskutohet të enjten.

Lunaçek në amendamentin e vet të paraqitur veçmas, ka apostrofuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik “në pikëpamjen e mundësimit të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike të Londrës”.