Kosova
Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, apo dikush tjetër, cili do të jetë kryetar i ri i LDK-së?
Tashmë kanë mbetur më pak së një javë kur Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të bëhet me kryetar ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës muajin e kaluar për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku LDK-ja u radhitë e treta me 12.64 për qind.
Por, kush mund të jetë kryetar i ri i LDK-së?
Ish-anëtarin e kësaj partie, akademikun Nexhat Daci, i preferuar është Lumir Abdixhiku për ta udhëhequr LDK-në.
“Unë po ju them që Lumiri është me prejardhje prej Tërnovcit, prej nga jam unë dhe me të thashë mjaft”, pohon Daci.
Përveç që e ka bashkëvendës, Daci konsideron që Abdixhiku ka edhe potencial.
“Potencial ka. Ishalla nuk i përsëritë gabimet e mija”.
Ndryshe nga Daci mendon njeri nga themeluesit e kësaj partie Ali Aliu, i cili i beson profilit të Kujtim Shalës për ta zënë ulësen e kreut të LDK-së.
“Për mua do të ishte një nga më të rëndësishmit të dal në krye të LDK-së. Besoj profilit të intelektualit, besoj përkushtimit të tij, besoj pastërtisë”, tha Aliu.
Ai ka treguar edhe se çka duhet të bëjë LDK-ja që të rikthehet pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit.
“Duhet të shkoqen nga bindja që u duhet atyre partia. I duhet Kosovës ajo parti. Pa e menduar kështu, nuk mund të bëhen punë të mira”, shtoi Aliu.
Ndërkohë, Kujtim Shala, një nga më të votuarit e partisë dhe kandidat i përfolur për kryetarin e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar për herë të parë të premten, prejse janë mbajtur zgjedhjet e fundit në Kosovë, përmes një statusi në Facebook.
Ai ka shkruar se “LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës”, derisa ata që e kanë votuar LDK-në i falënderon dhe i quan “qëndrestarë”. “Besimi i përsëritur është nderi më i madh”, shkruan Shala, derisa për LDK-në thotë se “është partia e rrënjëve të Kosovës”.
Për më tepër, siç shkruan Shala në Facebook, “LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”. Më 14 mars pritet të mbahet Kuvendit Zgjedhor i LDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.
Më 14 mars pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












