Kosova
Lumezi premton ndaljen e pagesave për veteranët e rrejshëm
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka konfirmuar se këtë muaj shkon në Gjykatë aktakuza për veteranët mashtrues. Ka thënë se do të propozojnë ndaljen e pagave për 19 mijë veteranët e paligjshëm
Sipas Lumezit, prokuroria planifikon të kërkojë ndaljen e pagesave për 19 mijë veteranët e rrejshëm. Një masë të tillë nuk e kishte kërkuar prokurori i dorëhequr Elez Blakaj. I njëjti planifikonte në kthente në fillim verifikimin e veteranëve.
Aleksander Lumezi ka thënë se në shtator finalizohet aktakuza për veteranët dhe dërgohet në Gjykatë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka konfirmuar se këtë muaj shkon në Gjykatë aktakuza për veteranët mashtrues. Ka thënë se do të propozojnë ndaljen e pagave për 19 mijë veteranët e paligjshëm, shkruan rtklive.com.
Propozimi për t’ua ndalë pagat veteranëve mashtrues nuk ishte propozuar nga Elez Blakaj, Prokurori i dorëhequr, i cili ka hetuar listat e ushtarëve të UÇK’së.
Blakaj për dallim prej Kryeprokurorit kishte propozuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehej nga fillimi meqë konsideronte se numri i mashtrueseve është më i madh.
Këtë konstatim e ka përforcuar Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka konfirmuar se në luftë ishin vetëm 15 mijë ushtarë të UÇK’së. Rrjedhimisht, i bie se numri i mashtruesve të shkojë 45 mijë persona.
Sidoqoftë, në një përgjigje më shkrim për T7, Kryeprokuror Lumezi ka konfirmuar se aktakuza e veteranëve shkon këtyre ditëve në Gjykatë.
Skandali i listave të veteranëve doli në sipërfaqe pasi Elez Blakaj iku në Amerikë. Lëshoi pastaj edhe akuza se politika kishte ndikuar derisa kishte përmendur edhe emra politikanësh për të cilët ishte kërkuar të mos akuzoheshin. Kishte bërë gati aktakuzën por nuk e kishte dërguar në Gjykatë.
Pas kësaj, ka pasur protesta nga shoqëria civile, me kërkesë për shkarkimin e Lumezit.
Megjithëkëtë, Kryeprokurori thotë se protestat e qytetarëve janë legjitime, veçse nuk e ka menduar për dorëheqjen.
Veteranët e rrejshëm i shkaktojnë dëme shtetit të Kosovës së paku 40 milionë euro në vit. Ende askush s’ka shkuar s’është dënuar dhe as nuk ka shkuar në burg pse ka përfituar kundërligjshëm statusin e veteranit të luftës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












