Shkurt.ch
Luksemburgu, shumë i kërkuar për azilkërkuesit nga Ballkani
Luksemburgu në Evropë mbetet një destinacion shumë i kërkuar për azilkërkuesit nga Ballkani
Në shtatë muajt e parë të këtij viti është rritur në mënyrë drastike numri i azilkërkuesve që për destinacion kishin zgjedhur Luksemburgun. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1437 kërkesa azili. Gjatë vitit 2007 në këtë vend ishin regjistruar vetëm 426 kërkesa për azil. Vitin e kaluar ishin regjistruar gjithsej 2164 raste. Këto shifrat janë bërë publike nga Ministria e Emigracionit.
Serbia prin në krye të listës me azilkërkues edhe në Luksemburg. Ndërmjet janarit dhe korrikut janë pranuar 288 aplikacione për azil nga Serbia, njofton Departamenti i Emigracionit të Luksemburgut.
Më pas statusin e azilit e kanë kërkuar në Luksemburg 256 shqiptarë, 220 malazezë, 156 kosovarë, 142 boshnjakë dhe 125 maqedonas.
Në shtatë muajt e parë të këtij viti Departamenti i Emigracionit ka marrë vendim për 1133 raste.
Prje tyre vetëm 28 kërkesa azili janë pranuar, ndërsa 955 të tjera u refuzuan.
Për të respektuar Traktatin e Dublinit janë realizuar 114 transferime të azilkërkuesve nga Luksemburgu në një vend të tretë të sigurt. Shumica e azilkërkuesve janë dërguar në Belgjikë, Gjermani, Greqi dhe Itali. Një total prej nëntë azilkërkuesve ishte transferuar në Francë.
1015 azilkërkues nga janari deri në korrik u dërguan nga kishin ardhur. Shumica e të kthyerve ishin nga Serbia (554), ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (228) dhe Shqipëria (114).
Kthimi i tyre është bërë mbi baza vullnetare, vetëm 37 prej tyre janë deportuar nga Lukskemburgu.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













