Kosova
Luksemburgu i dhuron pajisje digjitale Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz, dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin, përcjell albinfo.ch.
Donacioni përfshin pajisjet digjitale moderne për sallën plenare, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e funksionalitetit dhe transparencës së punës së Kuvendit.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi.
“Investimi i fundit në Kuvend e konsideroj tejet të nevojshëm, i cili do të ndihmojë në funksionalitetin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe rritjen e transparencës”, deklaroi Konjufca.
Eric Dietz theksoi gatishmërinë e Luksemburgut për të mbështetur Republikën e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe në qeverisjen demokratike. “Shteti që përfaqësoj është i gatshëm të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike”, tha Dietz.
Pas takimit, kryetari Konjufca dhe z. Dietz vizituan bashkërisht ambientet e sallës plenare dhe shqyrtuan pajisjet e reja të instaluara. Në hapje të seancës plenare, Konjufca informoi deputetët për instalimin e pajisjeve të reja dhe falënderoi Dietz për praninë e tij në hapjen e sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Sistemi i ri i instaluar përfshin njësitë qendrore të kontrollit, njësitë e kryesuesve dhe deputetëve, si dhe një sistem të integruar votimi dhe përkthimi gjuhësor. Karakteristikat kryesore të këtij sistemi përfshijnë mikrofonët, ekranin e votimit në kohë reale, mbështetje shumëgjuhëshe, kontrollin e kamerës dhe masa të forta sigurie.
Projekti i LuxDev-it “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë” (KSV/023) ka qenë në krye të implementimit dhe mirëmbajtjes së këtij sistemi të avancuar të e-votimit. Projekti synon të katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike duke nxitur inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin social në një Kosovë më të gjelbër.
Kryetari i Kuvendit dhe ekipi i tij presin që ky investim të përmirësojë menaxhimin e seancave dhe të ofrojë shërbime të sigurta dhe efikase për anëtarët e Kuvendit, duke mundësuar qasje pothuajse në kohë reale të publikut në të dhënat e votimit dhe duke rritur llogaridhënien institucionale.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












