Lajme
Luksemburg: Aeroplani helvetik shpalli emergjencë ajrore
Të enjten, një aeroplan i “Helvetic Airways” duhej të qarkullonte mbi Luksemburg, pasi fillimisht nuk mundi të ulej për shkak të një defekti teknik, shkruan albinfo.ch.
Aeroplani duhej të qarkullonte mbi Luksemburg për gati një orë, teksa ky ishte fluturimi më i ndjekur ndonjëherë në Flightradar24.com, shkruan 20min.ch. Shërbimi i radarit në internet tregoi se ekuipazhi i kabinës shpalli një emergjencë ajrore pak pas orës 14:00.
Zëdhënësi i kompanisë, Simon Benz, ka thënë: “Në fluturimin LX754 (operuar nga Helvetic Airways) pati një parregullsi teknike gjatë zgjatjes së pajisjes së uljes në afrimin drejt aeroportit në Luksemburg. Si rezultat, masat përkatëse janë kryer në një dhomë pritjeje (mbajtje) sipas listës së kontrollit të përcaktuar”.
Ekuipazhi më pas bëri një raport emergjence.
“Afrimi dhe ulja në Luksemburg u krye më pas pa asnjë incident të mëtejshëm”, vazhdoi Benz.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













