Shqipëria
Lugina e Valbonës, tërheqëse për të pasionuarit pas sporteve dimërore
Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve
Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, sidomos nën petkun e bardhë të dëborës, vijon të tërheqë të pasionuarit pas sporteve dimërore.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje, ku të pasionuarit pas sporteve dimërore i ushtrojnë ato në Valbonën e mbuluar nga dëbora.
“Me këtë energji të mirë që vjen nga Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama, transmeton albinfo.ch.
Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.
Lugina e Valbonës e konsideruar një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarat nga turistët vendas e të huaj.
Ajo është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996 dhe ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. E konsideruar si mrekullia e Alpeve, ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










