Lajme
Lufthansa ndërpren 1,300 fluturime
Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot ndërprerjen e 1300 fluturimeve për të enjten dhe të premte, pasi dështoi në bllokimin para drejtësisë të një thirrjeje për grevë nga sindikata e ekuipazhit “UFO”.
“Rreth 2300, nga 3000 fluturime të parashikuara të enjten, do të kryhen dhe 2400 të premten nga 3000 të parashikuara më parë. duke prekur kështu rreth 180000 pasagjerë”, theksoi kompania në një komunikatë.
“Greva do të fillojë sot në orën 23:00 GMT dhe do të zgjasë deri të premten në orën 23:00 GMT. Ajo do të përfshijë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane, që do të jenë brenda vendit ose ndërkombëtare”, sipas UFO.
“Sindikata vendosi ta ndërmarrë këtë lëvizje sociale për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të “Lufthansa”-s për të negociuar mbi pretendimet e saj”, theksoi UFO në një komunikatë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












