Lajme
Lufta tarifore e Trump godet rëndë eksportet zvicerane, disa kantone në rrezik më të madh
Lufta e re tregtare e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump po kërcënon rëndë ekonominë eksportuese të Zvicrës, duke goditur në mënyrë të pabarabartë kantonet e vendit. Ndërsa një tarifë bazë prej 10% tashmë aplikohet për shumicën e importeve në SHBA, Trump ka paralajmëruar një tarifë të re prej 31% për produktet zvicerane, nëse deri në fillim të qershorit nuk arrihet një marrëveshje, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Eksportet zvicerane të orëve, çokollatës dhe ilaçeve janë veçanërisht të rëndësishme për tregun amerikan, por ndikimi i tarifave ndryshon ndjeshëm nga një kanton në tjetrin. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, Basel-Stadt është më i ekspozuari, duke dërguar në SHBA 16.1 miliardë franga nga gjithsej 84.6 miliardë franga eksporte. Industria farmaceutike, e përqendruar në këtë kanton me gjigantë si Roche dhe Novartis, përbën pjesën më të madhe të eksporteve dhe, për momentin, është e përjashtuar nga tarifat.
Megjithatë, sektori i orëve zvicerane, i rëndësishëm për kantonet e Gjenevës, Jurës, Neuchâtelit, Schaffhausenit dhe Bernës, është ndër më të prekurit. “Industria e orëve po vuan më shumë nga tarifat”, tha Tim Reinicke nga Instituti Federal Zviceran i Kërkimeve Ekonomike (KOF). Përkeqësimi i konsumit në SHBA dhe Kinë ka intensifikuar krizën në tregjet e orëve luksoze, transmeton albinfo.ch.
Industria e makinerive dhe metaleve, që ka fortesa në St. Gallen, Cyrih, Aargau dhe Zvicrën Qendrore, gjithashtu po përballet me kërcënime. Megjithatë, Reinicke thekson se humbjet në SHBA mund të zbuten pjesërisht nga rritja e investimeve në Evropë, sidomos në Gjermani.
Ndërkohë, kantoni i Nidwalden, i varur nga eksportet e avionëve të Pilatus Aircraft AG në SHBA (41% e eksporteve), është veçanërisht i ekspozuar. Tarifat e reja mbi çelikun dhe aluminin mund të rëndojnë edhe më shumë këtë sektor industrial.
Ndikim negativ pritet edhe për delikatesat zvicerane si djathi, çokollata dhe kafeja. Eksportuesit nga kantonet e Vaudit dhe Fribourgut, ku prodhohen produkte si Gruyère dhe kapsulat Nespresso, mund të përballen me ulje të kërkesës për shkak të çmimeve më të larta në tregun amerikan, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











