Ukraina
Lufta në Ukrainë gërryen ekonominë europiane, inflacioni në nivele rekord
Lufta në Ukrainë vazhdon të ndikojë negativisht në ekonominë evropiane. Parashikimet e Komisionit Evropian, të publikuara këtë të hënë, tregojnë se ndërsa rritja po ngadalësohet, inflacioni po rritet në nivele rekord.
“Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po shkakton vuajtje dhe shkatërrim, por edhe po rëndon mbi rimëkëmbjen ekonomike të Evropës. Megjithatë, rikuperimi i fortë ekonomik i vitit të kaluar do të ketë efekte pozitive tek kuotat e rritjes këtë vit. Por kjo nuk do të zbusë impaktin që kjo luftë ka në ekonomitë tona”, tha komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentilini.
Më konkretisht, në parashikimin për muajin shkurt, rritja në Eurozonë për 2022-shin pritej të ishte 4%, ndërsa tani është tkurrur në 2.7%. Ndërkohë, inflacioni rritet nga 3.5 në 6.1%.
Si konsumi edhe investimet private pritet të preken gjithashtu negativisht nga inflacioni i lartë, pasiguria dhe rënia e ndjeshme e ofertës.
Por sipas Komisionit, rritja do të vazhdojë. Kjo, nëse Rusia nuk i ndalon furnizimet me gazin natyror BE-së. Në këtë rast, Evropa mund të përballet me recesion.
“Parashikimi ynë i bazuar mbështetet në një skenar analitik që simulon impaktin e rritjes së çmimeve të lëndëve bazë dhe ky është skenari negativ, sikurse është ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia. Ky është skenari më i ashpër. Dhe, në të dy skenarët, rritja vjetore do të jetë në territor negativ”, u shpreh Gentiloni.
Javën e ardhshme Komisioni do të propozojë rekomandime specifike për shtetet anëtare dhe zgjatjen ose jo të klauzolës së shmangies së madhe për më shumë fleksibilitet fiskal./Euronews
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











