Bota
Lufta kundër vrasjes ilegale të kafshëve
Elefantët janë në rrezik të jashtëzakonshëm nga zhdukja në Afrikën Qendrore e Perëndimore, pohon sekretari i përgjithshëm i Konventës së Tregtisë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara në hapjen e komitetit të 69 të kësaj organizate.
Ndonëse është vërejtur rënie e vogël në gjuetinë ilegale në kontinentin afrikan që nga viti 2011, vrasjet ilegale të elefantëve mbesin në nivel të lartë gjë e cila po ndikon në uljen e popullsisë mes këtyre kafshëve.
Në më shumë se 25 shtete, të identifikuara si pjesë e tregtisë ilegale me fildish, shtetet transite ose shtetet e destinuara, krimi ndaj natyrës së egër tani trajtohet si krim serioz, e jo vetëm shkelje.
Madje, vrasësit e kafshëve rrezikojnë vite të tëra me burgim, sikurse edhe për blerjen ose shitjen e fildishit apo lehtësimin e tregtisë.
Bandat ndërkombëtare ende mund të angazhojnë njerëz për të vrarë e shitur fildish ilegalë në shtete të ndryshme.
E, gjatë javës së mbajtjes së këtij kongresi, organizatorët do t’i qasen kësaj dukurie me më shumë detaje e në raporte nuk janë përfshirë vetëm elefantët, por edhe kafshët tjera po ashtu të rrezikuara nga zhdukja.
Tregtia ilegale me specie të rrezikuara nga zhdukja në treg të zi vlerësohet se gjeneron deri në 20 miliardë dollarë në vit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











