Shkurt.ch
Luanesha “adopton” antilopën
Ajo pak më parë i ka hëngër nënën por ka vendosur ta mëshirojë të birin. Bëhet fjalë për një luaneshë diku në Afrikë e cila ka shuar urinë me një antilopë dhe, sigurisht tashmë e ngopur, ka vendosur të “adoptojë” vogëlushin e antilopës.
Plot 45 minuta kanë qëndruar sy më sy luanesha dhe antilopa e vogël deri sa kjo e fundit ka bërë një veprim të papritur, duke iu hedhur “në përqafim”. Në këtë mënyrë siç duket ajo ka ngjallur te bisha e egër instinktin amnor, aq sa ajo, nga vrasëse është bërë një mace e butë lozonjare.
Në natyrë ndodh herë pas here që luaneshat të adoptojnë të vegjlit e drerëve ose antilopave. Por të shumtën e rasteve rrëfimi merr përfundim tragjik për kafshën më të dobët. Qoftë për faktin se ato ngordhin nga uria ose në rastet kur bien pre e luanëve tjerë, kur largohen nga përkujdesja e “nënës”.
Antilopa e vogël e rrëfimit tonë është parë në gjendje të mirë shëndetësore edhe disa ditë pas “birësimit” të saj nga luanesha.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












