Kultura
Luan Bajraktari hap ekspozitën e radhës në Vjenë
Luani në këtë ekspozitë do të prezantohet me një skulpturë që ka të bëjë pak me hapësirën, ndërsa Marko do të prezantohet me një performancë të cilën ai ka vendosur ta lërë surprizë.
Artisti kosovar, Luan Bajraktari si dhe ai kroat Marko Markoviç, në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Austri dhe Futur II ftojnë të gjithë dashamirët e artit në hapjen e ekspozitës “Identita in Mutazione” e cila do të hapet në Vjenë të Austrisë.
“Ekspozita është në bashkëpunimin me hapsirën “Futur II”. Unë jam i ftuar nga galeristja bashkë me Marko Markovic nga Kroacia”, thotë Bajraktari për “albinfo.ch”.
Luani në këtë ekspozitë do të prezantohet me një skulpturë që ka të bëjë pak me hapësirën, ndërsa Marko do të prezantohet me një performancë të cilën ai ka vendosur ta lërë surprizë.
Ekspozita do të hapet më 30 shtator 2016 në ora 19:00 (në Haberlgasse 42, Hofhaus – 1160 Wien).
Për artistin Bajraktari kjo është vetëm njëra nga ekspozitat e shumta që ka hapur në Vjenë, të cilat janë pëlqyer dhe vlerësuar lartë nga njohësit e artit në Vjenë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









