E-Diaspora
Lidhja Shqiptare në Botë falënderon kryeministrin kroat për ndihmën dhënë të aksidentuarve
"Një fjalë e urtë shqipe thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë! Kësaj radhe, për të satën herë e dëshmuat në vepër miqësinë dhe vëllezërinë kroato-shqiptare"

Lidhja Shqiptare në Botë, ka falënderuar Kryeministrin kroat Anrej Plenkoviq për angazhimin e institucioneve të shtetit të tij dhe të popullit kroat në ndihmë qytetarëve të Kosovës që pësuan në aksidentin e rëndë në Kroaci.
Në vazhdim, letra e nënshkruar nga kryetari i LSHB, Nazmi Jakurti dhe ai i LSHB-së për Kroaci, Sahit Tashevci.
Kryeministrit të Republikës së Kroacisë
Shkelqësisë së tij z. Andrej Plenkoviq
Falënderime të përzemërta Qeverisë dhe Popullit fisnik Kroat
I nderuar zotëri Kryeministër i Republikës së Kroacisë
Angazhimi juaj, i të gjitha institucioneve tuaja relevante dhe i qytetarëve kroatë në ndihmë të udhëtarëve kosovarë që pësuan në tragjedinë që ndodhi në afërsi të Slavonski Brod, edhe njëherë, në mënyrën më të mirë shpërfaqi virtytet më të mira që e cilësojnë popullin mik Kroat. Profesionalizmi, efikasiteti, humanizmi, dashamirësia me të cilën u kujdesët dhe vazhdoni të kujdeseni për viktimat e tragjedisë, tek ne e ngritë deri në qiell respektin dhe dashurinë vëllazërore që ndiejmë tradicionalisht për popullin fisnik kroat!
Një fjalë e urtë shqipe thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë! Kësaj radhe, për të satën herë e dëshmuat në vepër miqësinë dhe vëllezërinë kroato-shqiptare!
Ne, shqiptarët nga të gjitha anët e botës ju kemi borxh përjetë dhe i lutemi zotit që t’ua kthejmë në gëzime!
Përshëndetje dhe respekt
Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, Kryetar Nderi i LSHB dhe Sahit Tashevci, Kryetar i LSHB-Kroaci
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë Duke pasur parasysh sfidat demografike dhe rritjen e moshës së daljes në pension, Dhoma e Punës...
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë