Lajme
Lozanë: Thunberg, në krye të protestës për klimën
Në Lozanë të Zvicrës u mbajt një protestë për klimë
Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, dhe një turmë prej rreth 10.000 protestuesish marshuan në qytetin zviceran të Lozanës, para se të shkojnë në Davos, për të kërkuar nga liderët botërorë dhe ata të biznesit të bëjnë më shumë për të luftuar krizën e klimës, transmeton albiinfo.ch.
Po ashtu, nga fillim i javës së ardhshme, në Davos të Zvicrës do të mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Ky forum do të organizohet çdo vit, në muajin janar, dhe në të marrin pjesë liderë politikë dhe ata biznesorë. Ndërkohë, Thunberg, 17-vjeçare, e filloi vite më parë një lëvizje kundër ndryshimeve klimatike.
Rezultat i veprimtarisë së saj, fushata ka marrë përmasa botërore. “Për udhëheqësit botërorë dhe ata që janë në pushtet, unë do të doja të them se nuk keni parë asgjë akoma”, tha Thunberg gjatë fjalimit në Lozanë. Kjo është hera e dytë që Thunberg merr pjesë në Forumin e Davosit. Këtë vit, ajo do të jetë pjesë e dy paneleve të diskutimeve.
Është bërë e ditur se qindra përkrahës të saj do të udhëtojnë përmes trenave drejt Davosit. Mbledhja e këtij viti mbahet në sfondin e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Australisë. Derisa qeveria australiane ka refuzuar ta ndërlidhë këtë situatë me ndryshimet klimatike, megjithatë është shtuar shqetësimi i publikut për ngrohjen e planetit, shkruan REL.
Kujtojmë se viti i kaluar, ishte i dyti më i nxehti në Tokë, që kur filluan regjistrimet e temperaturave, tha të mërkurën Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara (WMO).
Nga ana tjetër, revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit 2019-të. Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











