Lajme
Lozanë: Prokuroria publikon gjetjet e para për vdekjen e 17-vjeçarit
Zyra e Prokurorit Publik të kantonit Vaud ka bërë publike të martën informacionet e para mbi hetimet për vdekjen e Marvin M.*, 17-vjeçarit nga Lozana, i cili humbi jetën të dielën gjatë një ndjekjeje policore, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Deklarata, e bërë në sfondin e tensioneve të mëdha në qytet, synon të qetësojë opinionin publik dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen tragjike.
Sipas dëshmive të dy personave që ndodheshin pranë vendngjarjes, Marvin M. mbante helmetë në momentin e aksidentit. Ata thanë se kishin dalë nga automjetet e tyre menjëherë pas përplasjes dhe kishin shkuar te viktima përpara se patrulla e policisë të mbërrinte në vendin e ngjarjes me dritat e sinjalizimit të ndezura.
“Dëshmitë përkojnë dhe tregojnë se kishte një distancë të konsiderueshme mes makinës së policisë dhe skuterit në kohën e aksidentit. Nuk pati asnjë kontakt mes dy mjeteve. Hetuesit besojnë se Marvin M. humbi kontrollin e motoçikletës,” thuhet në njoftim.
Hetimi ka zbuluar gjithashtu se viktima nuk kishte patentë shoferi për kategorinë e skuterit që drejtonte. Sipas pronarit, motoçikleta ishte vjedhur një ditë më parë në Ouchy.
Prokuroria ka urdhëruar analiza shtesë, përfshirë një ekspertizë të dinamikës së aksidentit, ekzaminimin e kutisë së zezë të automjetit të policisë për të përcaktuar shpejtësinë dhe kohëzgjatjen e ndjekjes, si dhe sigurimin dhe analizën e komunikimeve radio të oficerëve. Po ashtu, është urdhëruar autopsia e viktimës.
“Në pritje të rezultateve të plota të hetimit, shpresojmë që ky informacion të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes dhe në uljen e tensioneve në mesin e popullatës,” përfundon deklarata e Prokurorisë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës... -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë -
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë -
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025” -
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të... -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz -
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026









