Shkurt.ch

Lozanë: Nxirren 60 migrantë që kishin pushtuar sallën e sporteve

20 policë i kanë nxjerrë migrantët pa pasur nevojë për të përdorur dhunën. Migrantët pritet të përballen me një padi për prishje të rendit publik

Natën e të premtes, rreth 60 migrantë dhe simpatizantë të tyre janë nxjerrë nga një sallë sportesh në Lozanë, të cilën e kishin pushtuar. Ata ishin ngujuar aty që nga ora 17 e mbrëmjes dhe kishin planifikuar të kalonin natën në mënyrë protestuese në sallën në fjalë, shkruan srf.ch.

Përgjegjësit e ndërtesës janë detyruar të alarmojnë policinë, pasi që në sallë gjatë asaj kohe kanë qenë duke u zhvilluar disa aktivitete sportive. Kanë ardhur 20 policë të cilët i kanë nxjerrë migrantët pa pasur nevojë për të përdorur dhunën.

Këta të fundit pritet të përballen me një padi për prishje të rendit publik.