Lajme
Lozana dhe Gjeneva aktivizojnë planin e tyre të “ftohjes ekstreme”
Dimri u kthye të hënën dhe e tërë java një sërë ditësh të ngrira. Qytetet e Gjenevës dhe Lozanës po aktivizojnë planin e tyre për të ftohtin ekstrem.
Të hënën ka rënë borë në Zvicër, madje edhe në disa komuna me lartësi të ulët dhe mesatare. Sipas Meteonews, ka rënë deri në 30 centimetra në 24 orë në Elm (GL), në 958 metra, por vetëm 5 cm në Delémont (JU), në 435 metra, shkruan RTS.
Një pjesë e vogël e aksidenteve të lidhura me motin u raportuan pa të lënduar. Në Neuchâtel, disa automjete u përplasën rreth orës 7:45 të mëngjesit në një rrugë me pjerrësi të madhe dhe pranë Delémont, një makinë doli nga rruga, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat e ngrira që priten ditët në vijim kanë bërë që qytetet e Gjenevës dhe Lozanës të nxisin planin e tyre të “ftohjes së Madhe” për të lejuar të pastrehët të hanë dhe të flenë në strehimore.
Gjeneva po hap një strehë shtesë të mbrojtjes civile për 80 vende nga mbrëmja e së hënës dhe për të paktën tri net, njoftoi në një deklaratë për shtyp. Masa rrit numrin e vendeve të disponueshme të akomodimit emergjent në 581.
Lozana po rrit përkohësisht kapacitetin e saj të pritjes së urgjencës me 50 vende.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












