Futboll
Lorik Cana dëshiron që Ligën e Kampionëve ta fitojë Xherdan Shaqiri
Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndodhet në Madrid për ta ndjekur nga afër finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.
Ish-mbrojtësi i Shqipërisë dhe shumë skuadrave të famshme evropiane është në cilësinë e analistit tek Tring, përcjell albinfo.ch.
Cana është takuar me mikun e tij të vjetër, Mauricio Pochetino i cili aktualisht është trajner tek Spurs.
35-vjeçari nga Gjakova gjatë vitit 2001-2003 ishte bashkëlojtarë me Pochetinon te gjiganti francez Paris Saint Germain.
Cana është përshëndetur me Pochetinon dhe i ka uruar fat në finalen e madhe të Madridit.
Por në një prononcim për Tring, Loriku tha se më shumë e përkrah Xherdan Shaqirin që të triumfojë në finalen e madhe.
“Dëgjo i joni mbetet i joni dhe patjetër që anoj më shumë për Xherdanin, por nëse e fiton Mauricio Ligën e Kampionëve do të isha i gëzuar për të”.
“Do t’i jap një avantazh të vogël Liverpoolit, por ndeshja nuk do të jetë aq e lehtë sa mendojnë disa”, deklaroi Cana.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












