Lajme
Lorian Musa fiton medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të karatesë, në Luksemburg
Sot ai ka dalë i pari në turneun internacional të Louxembourg-ut ( Lion Cup) në kategorinë U14, -50 kg.
Lorian Musa, djaloshi 13-vjeçar nga Mitrovica që jeton e garon në Zvicër, në kantonin e Valisit është tashmë pjesë e ekipit nacional të karatesë në Zvicër dhe fitues i çmimeve të ndryshme në shumë vende të botës.
Sot talenti, shpejtësia e puna e tij e pandalshme kanë bërë që Loriani të shndrisë në piedestal, duke dalë i pari dhe duke fituar medaljen e artë, në turneun internacional të Louxembourg-ut ( Lion Cup) në kategorinë U14, -50 kg, shkruan albinfo.ch.
Disa ditë më parë në një tourne Youth league në Coronya të Spanjes Lorian-i qe renditur në vendin e 9-të në nivel të globit, në kategorinë e tij, U14 -50kg.
Në rrugëtimin e tij sportiv mbështetje e meritë të madhe kanë trajneri i njohur botërisht Olivier Knupfer Duc dhe Iliana Bartolota, trajnere e tij.
Po ashtu, meritë të jashtëzakonshme kanë edhe Elena Quirici si dhe Raul Cuerva Mora. Sigurisht, pa harruar me këtë rast edhe trajnerin e tij të pandashëm, vëllain i tij, Lorik Musa, i cili po ashtu është karateist e fitues i disa çmimeve.
Pas pak ditësh djaloshi mitrovicas, Lorian Musa, do të marrë pjesë në garën që mbahet në Burgdorf të Zvicrës, për të fituar çmimin e radhës.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












