Lajme
Londra vendos kufizime për eksportin e vaksinave të gripit
Qeveria britanike njoftoi të premten se do të vendoste kufizime në eksportin e vaksinave të gripit, për t’u siguruar që ato të jenë të mjaftueshme për popullsinë britanike.
“E morëm këtë masë në përgjigje të kërkesës së fortë për vaksinat e gripit nga vendet e tjera, për të zvogëluar rrezikun e eksportimit të këtyre produkteve”, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë.
“Kjo lëvizje do të mbrojë furnizimin tonë me vaksinat e gripit, si pjesë e planeve tona për të shpërndarë 30 milionë vaksina gripi përpara këtij dimri të paparë”, sqaroi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Programi publik i vaksinimit të gripit është zgjatur këtë vit në Angli për shkak të pandemisë së COVID-19.
Objektivi i autoriteteve shëndetësore është të zvogëlojnë rrezikun e vdekshmërisë në rast të hasjes së dy sëmundjeve njëkohësisht (gripi dhe COVID-19), si edhe të shmangin mbingarkesën e spitaleve.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










