Bota
Londra përgatit dokumentet e fundit për të dalë nga BE
Dokumentet dëshmojnë se Britania e Madhe po përpiqet që negociatat për dalje nga BE-ja t’i ndërlidhë me një marrëveshje tjetër për rregullimin e raporteve me BE
Britania e Madhe ka përgatitur shumë dokumente për vazhdimin e procesit të daljes nga Bashkimi Evropian. Por, Londra kërkon që dalja të ndërlidhet me marrëveshje për partneritet.
Qeveria britanike kërkon me ngulm që njëkohësisht me negociatat për daljen nga Bashkimi Evropian të bisedohet dhe nënshkruhet një marrëveshje tjetër me BE-në për partneritet. Brukseli duhet të tregojë më shumë “fleksibilitet”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë për Brex-it, raporton “DW”.
Delegacioni britanik nën drejtimin e ministrit për Brex-it, David Davis do të shkojnë Bruksel për të vazhduar negociatat për dalje nga BE. Javën e kaluara Londra ka paraqitur një radhë të tërë dokumentesh për pozicionet e saj, përcjell albinfo.ch.
Dokumentet dëshmojnë se Britania e Madhe po përpiqet që negociatat për dalje nga BE-ja t’i ndërlidhë me një marrëveshje tjetër për rregullimin e raporteve me BE, thuhet në kumtesë.
Këtu bëjnë pjesë bisedimet për obligimet financiare të Britanisë së Madhe ndaj BE-së, e ardhmja e kufirit të Irlandës me Irlandën e Veriut, si dhe të drejtat e rreth 3,2 milionë shtetasve të vendeve të BE-së që jetojnë në Britani të Madhe si dhe 1,2 milionë britanikëve që jetojnë në BE.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












