Lajme
Londinezët investojnë në panele solare
Edhe pse gjatë vitit të shkuar çmimi për panelet solare u rrit, kjo nuk i ka penguar banorët e Londrës të investojnë në këtë drejtim. Arsyeja e vetme për këtë është fakti që çmimi i energjisë elektrike u rrit edhe më shumë. Kumi Thiruchelvam ka instaluar panele diellore në vlerë midis 14 dhe 15 mijë dollarëve, duke i marrë atij një pjesë të mirë të kursimeve thotë për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, çmimet e energjisë elektrike në Britani u rritën me 67 për qind në janar të vitit 2023 krahasuar me janarin e vitit 2022. Kostoja e instalimit të paneleve diellore u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas organizatës MCS, e cila është përgjegjëse për standardet e instalimit të paneleve diellore. “Kemi pasur një kombinim të rritjes së çmimeve të energjisë në mbarë botën me rritjen e konsumit të energjisë elektrike në shtëpi për një sërë arsyesh, duke përfshirë makinat elektrike”, thotë Thiruchelvam, për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Familja e tij ka një shtëpi të madhe dhe tre makina elektrike dhe shpenzon energji elektrike rreth 12 mijë kËh në vit. Rreth dy të tretat e energjisë së konsumuar tani do të sigurohen nga panelet diellore. Vetëm në janar, ka patur rreth 15 mijë instalime shtëpiake të paneleve diellore në Britani, më shumë se në çdo muaj tjetër që nga viti 2016, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Në shtëpinë e Thiruchelvam, kaldaja funksionon me gaz. Ndërkohë, teprica e energjisë elektrike e prodhuar nga panelet diellore përdoret për të ngrohur ujin, një mënyrë tjetër për të zbutur pasojat e krizës energjetike. Por, shitja e energjisë shtesë, megjithëse e kufizuar, nuk është përparësi e madhe për të. Ofgem, rregullatori energjetik i Britanisë, e uli çmimin minimal të eksportit në zero paund në vitin 2019, duke lejuar kompanitë e energjisë të blejnë energji elektrike me çmime shumë të ulëta nga pronarët e paneleve diellore, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Çmimet e përpiluara nga kompania “Solar Energy UK” në janar tregojnë se çmimi më i lartë për eksportin e energjisë elektrike është 0,18 dollarë për kWh, ndërsa blerja e energjisë elektrike nga rrjeti energjetik i vendit kushton tre herë më shumë, raporton Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












