Lajme
Londër: Operacion i madh, vihet në pranga shqiptari
Operacionin e policisë e ka përcjellë personalisht ministrja e Brendshme britanike
Informacionet e fundit nga mediat britanike tregojnë se një 24-vjeçar shqiptar u arrestua në Londër, si pjesë e një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit, të koduar “Venetic”, ku dëshmitar të prangosjes së tij është bërë edhe ministrja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel, përcjell albinfo.ch.
A.V., nga Deptford, zonë në juglindje e Londrës, pas arrestimit akuzohet për tentativë largimi si dhe mbajtje pa leje të një arme zjarri dhe municioni, si dhe sasira të ndryshme lëndësh narkotike, të klasit A dhe B, shkruajnë mediat britanike.
Sipas mediave, thuhet se ky operacion është pjesë e një hetimi që ka nisur prej vitit 2016, dhe ka për qëllim goditjen e trafikut të drogës në Britani.
Dy muaj më parë për të vënë në pranga shqiptarin një polic u infiltrua si klient i tij. Policia monitoroi çdo veprim të shqiptarit apo edhe të anëtarëve të tjerë të organizatës.
A.V u arrestua nga oficerët e NCA, të mbështetur nga Shërbimi Policor Metropolitan, pasi doli nga një apartament në Soho, të enjten në mëngjes.
Ai do të paraqitet në Gjykatën e Leeds më 17 korrik 2020.
Zyrtarët britanikë thanë se arrestimi i shqiptarit dhe goditja e rrjetit të trafikut ku ai bënte pjesë është domethënës në luftën kundër krimit të organizuar, transmeton NOA.
NCA njihet si FBI-ja britanike. Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy tonë drogë.
Kompania EncroChat në gjithë botën kishte 60,000 përdorues dhe 10.000 në Angli.
Grupet kriminale përdornin të tillë telefona të cilësuar super të sigurta për të koordinuar dhe planifikuar vrasje rivalësh, trafik droge dhe pastrim parash. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









