Kosova
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
Nikol Nelo, nxënësja më e mirë e vitit 2025, ftohet nga pesë universitete ndërkombëtare

Duket se sukseset e të rinjve shqiptarë jashtë vendit vijojnë të jenë një frymëzim i veçantë, shkruan albinfo.ch.
Një nga shembujt më të fundit është Nikol Nelo, një vajzë shqiptare që është shpallur nxënësja më e mirë e vitit 2025 në një nga institucionet më të njohura arsimore në Londër – “Shkolla e Ekonomisë”.
Përmes këtij vlerësimi të jashtëzakonshëm, ajo ka fituar një bursë të veçantë, që i jep mundësinë të ndjekë studimet e larta në pesë nga universitetet më prestigjioze në botë.
Vlen të theksohet se ky privilegj u jepet vetëm nxënësve ekselentë, të cilët dallohen për përkushtimin, arritjet dhe potencialin e tyre akademik.
Rezultati i Nikolit nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi e talentit, punës së palodhur dhe përfaqësimit dinjitoz të rinisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Suksesi i saj është një motivim për gjithë të rinjtë që synojnë të arrijnë lartësitë e dijes dhe të ndikojnë pozitivisht në shoqëri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri “Cybersecurity & Networking Night 2025” mblodhi me dhjetëra profesionistë të teknologjisë, inxhinierë dhe ekspertë të fushave...
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor