Bota
Londër, merr fund arratia 23-vjeçare e shqiptarit të kërkuar për vrasje
Ka marrë fund arratia 23-vjeçare e një shqiptari të kërkuar për vrasje që fshihej në Angli.
Skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Isiberi. Isiberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.
Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi me armë për vdekje një rojë sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Isiberi në vitin 1997, raporton Top Channel, do të futej ilegalisht në Angli, ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vjet burgim.
Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv Crimewatch në BBC1. Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Isiberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll.
Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare. Isiberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Megjithëse ishte i kërkuar për vrasje në Shqipëri, Isiberi kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike, madje merrte edhe asistencë sociale si person në nevojë.
Dëfrim Isiberi mundi mjeshtërisht t`i shmangej arrestimit nga skuadra e ekstradimeve në Londër. Por Top Channel ka mësuar se arratia e tij 23-vjeçare do të merrte fund disa ditë më parë. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











