Bota
Londër: Kapet i dyshuari për vrasjen e Flamur Beqirit
Ai u ndal në aeroportin e Kopenhagës kur po kthehej nga Tajlanda.
Policia Metropolitane në Londër njofton së një 22-vjeçar suedeze është ndaluar si i dyshuar për vrasjen në prag të Krishtlindjeve në Londër të 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri.
I ndaluar në aeroportin e Kopenhagës, mësohet ai se po kthehej nga Tajlanda në momentin e arrestimit, sipas medias suedeze.
Zëdhënësi i Scotland Yard-it tha se personi i arrestuar ndodhet në paraburgim në Danimarkë, në pritje të procedurave të ekstradimit në Britani.
Arrestimi ka ndodhur më 20 janar, pas një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar pas vrasjes së bujshme.
Flamur Beqiri ose Aleksi, siç njihej ndryshe, sipas medias britanike në vitin 2008 ishte cilësuar si një nga njerëzit më të kërkuar në Suedi, pasi siç shkruan tch, detektivët thonë se ai ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të kontrabandës së drogës që transferoi kanabis me një vlerë në treg prej 2 milionë funte në Skandinavi, akuza që u rrëzuan më vonë.
Babai i dy fëmijëve është qëlluar me breshëri plumbash në sy të gruas dhe djalit përpara shtëpisë së tij në Battersea, një lagje e pasur të Londrës, ku ai kishte blerë një shtëpi me vlerë 1.5 milion funte.
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













