Lajme
Lojë shpërblyese: Me selfie nga aeroplani – fitoni dy bileta nga Air Prishtina!
Platforma mediale albinfo.ch online&print është bërë bashkë me Air Prishtina për t`ua ëmbëlsuar verën! Kjo sepse ne kemi dëshirë të shohim fytyrat tuaja të lumtura … dhe një selfie me revistën albinfo.ch në duar mund t’ju bëjë fitues/e!
Qoftë në aeroplan, në tren, në restorant apo në shtëpi: Bëni një foto me revistën në duar, postojeni në Instagram, etiketoni @ albinfo.ch dhe @airprishtina dhe kështu keni shansin të fitoni një biletë falas. Sigurisht, ju duhet të ndiqni të dy llogaritë (të @ albinfo.ch dhe @ airprishtina 😉
Fituesit do të shpallen në Instagram përmes @albinfo.ch dhe biletat do të dërgohen tek ju!
Ju urojmë shumë fat!
Loja shpërblyese përfundon më 31.07.2021
Kushtet e pjesëmarrjes:
Në lojën shpërblyese mund të marrë pjesë kushdo që jeton dhe punon në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Sigurisht, të drejtë pjesëmarrjeje mund të kenë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeçare.
Pjesëmarrja është e ndaluar për punonjësit e platformës albinfo.ch dhe të kompanisë Air Pristina si dhe për anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre.
Me dhënien e pëlqimit të tyre, pjesëmarrësit pranojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të tyre dhe përdorimin gjatë lojës. Pjesëmarrësit bien dakord që të dhënat e dhëna për lojën do të përpunohen dhe transmetohen në albinfo.ch.
Të dhënat e tyre personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u kalohen palëve të treta. Me pjesëmarrjen në lojën shpërblyese, pjesëmarrësit bien dakord që të dhënat e tyre mund të përdoren për fushata të mëtejshme të marketingut, të organizatorit.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe në suaza të rregullave të mbrojtjes së të dhënave personale. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe emrat e tyre do të publikohen nga albinfo.ch pas lojës së shpallur.
Organizatori rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë rregullore. Të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë të duhur reth kësaj. Loja shpërblyese në asnjë mënyrë nuk sponsorizohet, mbështetet ose organizohet nga Instagram-i.
I vetmi partner kontaktues dhe person përgjegjës është Albinfo.ch, Postfach 5018, 8050 Zurich
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











