Lajme
LOGOS-i zviceran gjithnjë më afër qytetarëve të Novobërdës
Norbert Pijls, koordinator i projektit LOGOS flet lidhur me aktivitetet aktuale të projektit në Komunën e Novobërdës
Projekti Zvicër – Kosovë, për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, implementohet nga Fondacioni “Helvetas –Intercooperation” dhe financohet nga Qeveria e Zvicrës. Puna e tij është përqendruar në nëntë komuna të Kosovës Jug–Lindore: Kamenicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpce. Me Norbert Pijls, koordinator i projektit, biseduam lidhur me bashkëpunimin e LOGOS-it me komunën e Novovërdës.
Albinfo.ch: Sa jeni të kënaqur me bashkëpunimin me komunën e Novobërdës dhe çfarë mund të presë popullata e këtij rajoni prej investimeve të LOGOS-it?
Norbert Pijls: Unë jam tejet i kënaqur me bashkëpunimin me Novobërdën, e para sepse kryetari i komunës është shumë i kuptueshëm, jo vetëm për mua por edhe, si për shqiptarët ashtu edhe për banorët serbë. Ai i flet gjuhët vendore dhe ç‘është e vërteta ai ka fituar bile edhe vota nga banorët serbë, dhe kjo është për t’u çmuar, sepse kjo nuk ndodh shpesh këtu në Kosovë.
Pra, për ne kjo është me shumë rëndësi, ngase ai ka mundësi që ta rindërtojë më së miri Novobërdën. Ne e mbështesim Novobërdën me takime të këtilla, por edhe, thjesht, me para, me investime financiare. Ta zëmë, njëri nga projektet tona këtë vit është ndërtimi i 40 shtëpizave në vendpritjet e autobusëve, në mënyrë që njerëzit të mos presin në shi.
Projektpropozimi ishte një ide e mirë dhe se komuna ka nevojë të ndihmohet për realizimin teknik të një ideje të tillë. Pra, në këtë pikëpamje komuna si institucion ende ka nevojë për ndihmë, prandaj LOGOS dëshiron të jetë i pranishëm dhe do të qëndrojë edhe për një vit këtu.
Vitin e kaluar i kemi regjistruar të gjitha shtëpitë (ekonomitë familjare), kështu që tani e dimë se sa shtëpi ka në Novobërdë e kjo ndihmon në grumbullimin e taksave, gjë që ne së bashku me komunën do ta bëjmë vitin që vjen. Krahas kësaj ne mbesim edhe më tutje në investimet infrastrukturore.
Novobërda është njëra prej nëntë komunave ku ne punojmë. Pra, ne punojmë me të gjitha komunat me popullsinë shumicë serbe, siç janë: Parteshi, Ranilugu, Kllokoti, Shtërpca, Novobërda si dhe me komunat tjera: Kamenica, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit.
LOGOS-i vazhdon angazhimin e tij deri në vitin 2013 e pastaj shpresoj të lindë diçka e re, tani për tani nuk di.
Albinfo.ch: A keni plane të investoni edhe në infrastrukturë njerëzore, duke pasur parasysh se në Kosovë gjithandej investohet në infrastrukturë rrugore, të ndërtimit të lartë etj, por jo edhe në një, ta quaj, infrastrukturë njerëzore?
Po, këtë më duhet t’jua vërtetoj. Ne po investojmë pjesën dërrmuese të parave tona në infrastrukturë, por kemi paraparë që edhe në çdo komunë të investojmë në resurse njerëzore. Në komunën e Novobërdës kemi planifikuar të investojmë 12 mijë euro për të përmirësuar pozitën e gruas.
P.sh. në Kamenicë mbështesim një radioprogram që ndërlidhet kryekëput me trashëgiminë e patundshme të grave, pra se si ato nuk marrin kurrfarë trashëgimie nga prindërit e tyre dhe se si duhet vepruar që edhe ato të kenë të drejtën e trashëgimisë nga familjet e tyre. Këto janë tema tejet të ndjeshme, por edhe shumë të rëndësishme.
Natyrisht kjo natyrë e projekteve realizohet nga vetë vendorët, ndërkaq ne vetëm i mbështesim financiarisht. Pra, ideja jonë është që edhe në vitin e ardhshëm të investojmë në projekte njerëzore e jo vetëm në asfalt e beton, por edhe në ngritjen e vetëdijes, në ligjërata etj.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











