Autoritetet në Lituani mbyllën përkohësisht aeroportin e Vilniusit pas raportimeve për një dron të dyshuar në hapësirën ajrore të vendit.
Megjithatë, alarmi rezultoi të ishte i rremë dhe pas verifikimeve, autoritetet konfirmuan se objekti i dyshuar nuk ishte një dron, por një tufë zogjsh.
Ndonëse alarmi rezultoi i pabazuar, nngjarja në Vilnius rikthen në vëmendje shqetësimet e vendeve baltike për sigurinë ajrore dhe rrezikun e incidenteve që mund të lidhen me luftën në Ukrainë, transmeton albinfo.ch.