Lajme
“Listat e zeza” të personave që nuk paguajnë primet e sigurimit shëndetësor
Pas Këshillit të Shteteve, Këshilli Kombëtar votoi për mbajtjen e listave të zeza të atyre që janë në vonesë për primet e tyre të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Këtyre personave u lejohet trajtimi vetëm në rast urgjence shëndetësore, por jo për ndonjë kujdes tjetër mjekësor, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, vetëm kantonet Aargau, Lucerne, Ticino, Zug dhe Thurgau i përdorin këto lista.
Megjithatë, partitë e majta argumentuan kundër kësaj lëvizjeje, duke thënë se “këto pezullime paraqesin rrezik jo vetëm për individin, por edhe për shëndetin publik. Në rastin e sëmundjeve infektive, aksesi i kufizuar në kujdesin mjekësor mund të çojë në përhapjen e sëmundjeve, gjë që është e papranueshme”.
Léonore Porchet, deputete e Partisë së Gjelbër, theksoi se kufizimi ose ndalimi i aksesit në kujdesin shëndetësor ishte jokushtetues, duke thënë se Zvicra “nuk duhet të penalizojë” jopaguesit, pasi kjo do të rrezikonte një “popullsi të dobët ekonomikisht”.
Numri i njerëzve në Zvicër që nuk paguajnë për primet e tyre vlerësohet në 30,000.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












