Kosova
Lirohet rusi i arrestuar në veri
Institucionet e Drejtësisë në Kosovë e kanë liruar shtetasin rus, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili u arrestua nga policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit.
Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se zyrtari i UNMIK-ut, është liruar pasi ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici.
Lidhur me arrestimin e shtetasit rus gjatë ditës, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi e cila kërkoi që Kosova menjëherë të lirojë atë, raportoi agjencia e lajmeve RIA.
“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shtetasit rus dhe që përgjegjësit për këtë incident flagrant të merren në përgjegjësi”, citohet të kenë thënë zyrtarë të ambasadës ruse, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kishte kërkuar lirimin e zyrtarit të këtij misioni, si dhe një punonjësi lokal, të cilët ishin ndaluar gjatë operacionit policor.
Policia e Kosovës të martën ka filluar një aksion në jug dhe veri të Mitrovicës për, siç është thënë, luftimin e krimit dhe kontrabandës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











