Kosova

Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar, paralajmërohet përsëri bllokim të hënën tjetër

Pas disa orëve bllokada, para disa minutave është liruar për qarkullim pika kufitare në Rudar.

Serbët kanë paralajmëruar se çdo të hënë, për tre orë, do ta bllokojnë këtë pikë, për automjetet që shkojnë nga Kosova, teksa sot bllokada ka përfunduar më herët, transmeton albinfo.ch.

Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës i ka sugjeruar qytetarët e Kosovës t’i përdorin pikat e tjera për kalim kufitar.