Shkurt.ch
Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për vrasjen e dyfishtë
Viktima të krimit, ashtu sikurse edhe të dyshuarit për vrasjen në Oensingen janë babë e bir, shqiptarë
Gjykata e paraburgimit e Solothurnit ka liruar njërin nga dy shqiptarët e dyshuar për vrasjen e dyfishtë që kishte ndodhur në Oensingen të kantonit Solothurn në fillim të korrikut të këtij viti. Ai është i lirë nga e hëna, 27 gusht, ka pohuar prokuroria e Solothurnit një informatë të emetuar nga emisioni “Schweiz Aktuell” i televizionit publik të Zvicrës.
Prokuroria në fjalë kishte bërë një kërkesë për zgjatjen e mbajtjes në burg hetues të babait të dyshuar. Ndërkaq gjykata kompetente, ndonëse pranon se qëndron dyshimi mbi personin në fjalë për pjesëmarrje në vrasje, ka mohuar bazën juridike për mbajtje të mëtejme në paraburgim.
Siç është shkruar gjerësisht edhe në albinfo.ch, viktima të krimit të rëndë në Oensingen janë babë e bir shqiptarë nga Kosova ndërsa edhe të dyshuarit për vrasje janë nga Kosova, po ashtu babë e bir, shqiptarë. Të dyja palët me qëndrim të rregulluar në Zvicër.
Vrasja ishte kryer me një revole ilegale dhe me një pushkë automatike. Të dy të pandehurit janë paraqitur në polici natën pas kryerjes së veprës dhe prej atëherë janë mbajtur në burgun për hetime.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











