Jeta në Zvicër
Lirohen zviceranët e rinj që blenë qebapë të armatosur deri në dhëmbë
Ata akuzoheshin se nuk kanë treguar aspak diskrecion ndaj armëve të tyre dhe se nuk janë kthyer menjëherë nëpër shtëpi, duke "alarmuar" pa ndonjë nevojë popullatën
Dy persona të rinj u liruan nga akuzat, nga Gjykata rajonale e Neuchatelit. Ata ndiqeshin penalisht pasi ishin ndalur të hanë nga një qebap, pas të shtënave të obligueshme ushtarake, në vend se të ktheheshin menjëherë nëpër shtëpitë e tyre.
Ngjarja kishte ndodhur të shtunën, më 26 gusht të vitit të kaluar, gjatë mesditës, në qendrën e Neuchatelit. Dy persona të rinj kanë qenë duke u kthyer nëpër shtëpitë e tyre, në Cortaillod dhe Boudry, pas të shtënave të obligueshme me armë në Chantemerle të Corcellesit.
Gjatë pritjes për autobusin e radhës, ata vendosën të blejnë dhe ta marrin me nga një qebap. Por, shumë shpejt u nxorën prej lokalit nga pesë oficerë policorë, pasi dyshoheshin se armët i kanë pasur të drejtuara mbi njerëz.
“Policët erdhën të armatosur. Ata na kërkuan që të dalim nga lokali, t’i vendosim armët në tokë dhe duart t’i mbështesim nga muri. Më pas, na kontrolluan nëpër trup dhe gjësendet tona”, ka dëshmuar njëri nga të akuzuarit. Dy armët e llojit “Fass90” dhe “Fass57” iu konfiskuan nga policia.
Prokuroria publike i dënoi të rinjtë me gjobë me nga 200 franga për kujdesin ndaj armëve dhe shpenzimet gjyqësore, shkruan “Arcinfo”, përcjell Albinfo.ch.
Ata akuzoheshin se nuk kanë treguar aspak diskrecion ndaj armëve të tyre dhe se nuk janë kthyer menjëherë nëpër shtëpi, duke “alarmuar” pa ndonjë nevojë popullatën.
Mirëpo, Gjykata e Neuchatelit i liroi nga të gjitha akuzat, pasi që të dy nuk kanë pasur patentë shoferi dhe rruga më e shkurtër e tyre ka qenë të kaluarit nëpër Neuchatel, me transport publik. Shpenzimet gjyqësore shkojnë në barrë të shtetit, ndërsa atyre u janë kthyer armët.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











