Kosova
Lirohen tri infermieret që ushtruan dhunë ndaj të moshuarës
Reagon avokati i të dhunuarës: Besimi në drejtësi është shuar
Avokati Meshari Selimaj i familjes së të moshuarës që u dhunua brenda qendrës Orenda në Pejë ka reaguar pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të 3 infermiereve të akuzuara, përcjell albinfo.ch.
Avokati i familjes ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme të Kosovës ka shuar besimin për drejtësi.
“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtejshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, shprehet avokati Meshari Selimaj.
Gjykata Supemre e Kosovës liroi nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën brenda azilit të qendrës Orenda në Pejë të Kosovës.
Ato u arrestuan në fillim të nëntorit dhe u lanë në paraburgim për 1 muaj, por Gjykata Supreme i liroi sot duke pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








