Kosova

Lirohen deputetët e arrestuar të VV-së, Kurti e Kadaj në arrest shtëpiak  

Deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese

Gjykata e Apelit ka vendosur t’i lirojë nga paraburgimi deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj të cilët u arrestuan një ditë më parë me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, transmeton albinfo.ch. Apeli këtë vendim e ka marrë pas ankesës që ka bërë mbrojtja.

Zëdhënësi i gjykatës, Arbër Jashari ka thënë se  deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.