Integrimi
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
Regi Beck GmbH në Regensdorf ofron kuzhinën tradicionale shqiptare dhe atë italiane ndërsa pjesa e furrës dhe ëmbëltores është me koncept zviceran
Ende nuk ka mbushur 5 vite nga ardhja e tij në Zvicër dhe tashmë është pronar i një furre buke & ëmbëltoreje, në Regensdorf, rrethina e Cyrihut.
Fjala është për Liridon Bytyqin, 34 vjeç, nga Komuna e Suharekës dhe ky është rrëfimi i tij i suksesit.
“Në moshë të vogël kemi emigruar në Suedi, në qytetin e Stockholmit. Atje kam vazhduar shkollimin për Furrë dhe ëmbëltorë, duke qenë se e kemi edhe traditë familjare. Unë jam gjenerata e 3-të në këtë veprimtari. Në Zvicër erdha në vitin 2020, e hulumtova tregun dhe pash që kishte mungesë në këtë fushë”.
I pyetur për vështirësitë e qëndrimit dhe integrimit në Zvicër ai thotë: “Të them të drejtën, vështirësi nuk kam pasur përveç gjuhës gjermane, njohja e së cilës ka rëndësi të madhe sepse kemi shumë klientë zviceranë dhe punë administrative, ku gjuha gjermane është e domosdoshme”, shton ai.
“Vështirësi tjera nuk kam pasur sepse familja më ka përkrahur shumë edhe pse për të gjithë ne ishte fillimi ynë në Zvicër. Megjithatë, me ndihmën e babait dhe vëllait hasa vështirësitë u tejkaluan. Pastaj edhe prania e madhe e komunitetit shqiptar këtu në Regensdorf, ka qenë ndihmesë e madhe për ne”, thotë tutje Liridoni.
Por çfarë është ajo që e dallon furrën dhe ëmbëltoren e tij nga të tjerat? “Ne, si Regi Beck GmbH dallojmë nga të tjerët për nga llojllojshmëria e produkteve tona. Kemi asortiment të gjerë të produkteve. Kemi kuzhinën tonë tradicionale dhe kuzhinën italiane ndërsa pjesa e furrës dhe ëmbëltores është me koncept zviceran”.
Ndërsa pyetjes se çfarë kërkohet më së shumti në lokalin e tij, z. Bytyqi i përgjigjet: “Produktet më të kërkuara në pjesën e Furrës&Ëmbëltores janë croissant natyrale dhe ato të mbushura, me shije të ndryshme si dhe kafja. Kurse në pjesën e kuzhinës, më i kërkuari është byreku ynë i cili punohet me gjalpë dhe pa vaj, si dhe pizzat dhe hamburgerët.
Natyrisht ju kemi përshtatur edhe vendit ku jetojmë. Pra, kemi edhe receta tradicionale edhe zvicerane sepse kemi mysafirë të ndryshëm”.
I pyetur si ka qenë pritja nga vendësit, në ambientin e ri, Liridoni thotë: “Të them të drejtën nuk e kam pritur këtë mirësjellje nga komuniteti zviceran dhe ai shqiptar. Më kanë pritur tej mase mirë. Pasi lokali ku jemi ne sot ekziston si furrë buke që nga viti 1908 dhe për mua ishte sfidë e madhe që të mos i humbas mysafirët zviceranë, njëkohësisht ta ruaj edhe traditën e qytetit të Regensdorfit. Sidoqoftë, në fund ja arrita ta bëj një mix zviceran-shqiptar.
“Pa dyshim që ëndërr e jona është të zgjerohemi dhe të bëhemi trend në kantonin e Cyrihut por deri tash nuk kemi ndërmarrë diçka serioze në atë drejtim”, përfundon Liridon Bytyqi, i pyetur për planet eventuale të zgjerimit të biznesit të tij.
Ketu e gjeni furren e bukes & ëmbëltoreje, në Regensdorf: https://regibeck.ch/
Është sfidë të mbash furrën që ka traditë nga viti 1908
Pasi lokali ku jemi ne sot ekziston si furrë buke që nga viti 1908 dhe për mua ishte sfidë e madhe që të mos i humbas mysafirët zviceranë, njëkohësisht ta ruaj edhe traditën e qytetit të Regensdorfit. Sidoqoftë, në fund ja arrita ta bëj një mix zviceran-shqiptar.
Fotograf: Geti Mersinaj
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja














