Shkurt.ch
Linjë e re verore fluturimesh për në Kosovë
Me linjën e re, aeroporti Friedrichshafen u përgjigjet kërkesave të mëdha të migracionit shqiptar të regjionit rreth liqenit Bodensee

Të shtunën, më 9 korrik është kryer fluturimi i parë për këtë sezon nga aeroporti Friedrichshafen në Gjermaninë jugperëndimore (në kufi të drejtpërdrejtë me Zvicrën) për në Prishtinë dhe anasjelltas.
Organizues të fluturimeve janë kompania gjermane XL Airways Germany dhe agjencia zvicerane-kosovare AirPrishtina, shkruan portali airportzentrale-de.
Në drejtim të Prishtinës dhe anasjelltas, të shtunën kanë fluturuar 250 pasagjerë.
Me linjën e re, aeroporti Friedrichshafen i përgjigjet kërkesave të mëdha që ka migracioni, kryesisht shqiptar i regjionit rreth liqenit Bodensee në Gjermani, Zvicër dhe Austri për fluturime drejt Kosovës. Këto kërkesa shtohen gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit. Pasi të jetë dëshmuar i suksesshëm ky sezon, Air Prishtina synon që këtë linjë të fillojë ta mbajë gjatë tërë vitit.
Fluturimet (nga 9 korriku deri më 29 tetor 2011) realizohen çdo të shtunë. Prishtinë-Friedrichshafen: 13.05 – 15:35 / Friedrichshafen-Prishtinë: 16:20 – 18:40
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025” Kurorën e më të bukurës në Amerikë e “rrëmbeu” shqiptarja ...
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross”
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz