Kosova
Linja e fluturimit Prishtinë-Beograd, reagon NATO
NATO e cilëson si hap të rëndësishëm hapjen e linjës së fluturimit Prishtinë-Beograd
Richard Grenell, Emisari i Presidentit të SHBA-së në bisedimet Kosovë – Serbi, ia ka dalë t’i shtyjë të dy shtetet drejt një marrëveshje për hapjen e një linje ajrore Kosovë –Serbi. Për këtë ka reaguar edhe NATO, e cila është kontrolluese e hapësirës ajrore në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
“Unë mirëpres qëllimin e Eurowings dhe Grupit Lufthansa për të vendosur fluturime të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në letrat e synimeve të nënshkruara sot në Berlin”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka deklaruar se linja e fluturimeve Prishtinë – Beograd është hap i rëndësishëm, ku ka shtuar se është përpjekje për të promovuar normalizimin e marrëdhënjeve ndërmjet të dyja vendeve.
“Ky është një hap i rëndësishëm, i cili do të kontribuojë në përpjekjet për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe më të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Stoltenberg.
Linja ajrore Kosovë – Serbi ishte është ndërprerë për shkak të luftës ndërmjet palëve. Për hapësirën ajrore, e cila në Kosovë kontrollohet nga NATO, Kosova e Serbia asnjëherë s’kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët, edhe pse për këtë ka pasur tentativa.
Lajmi për këtë depërtim është bërë i ditur në një ceremoni në Berlin. Aty kanë qenë të pranishëm zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët ndodhen në Gjermani për negociata rreth Libisë. Por, kanë gjetur rastin që bashkë me Lutfhansën, kompani e fuqishme gjermane ajrore, të bëjnë publik se do të ketë një linjë ajrore Prishtinë -Beograd.
E nga palët, i pari ka folur drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq. Por këtë e ka bërë pak me sherr, duke e paraqitur si marrëveshje bilaterale ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Kompanisë Luthansa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












