Lajme
Lind “Greenpeace” i financave
Organizata “Finance Watch” është themeluar në fillim të këtij viti në Bruksel dhe synon ta kundërbalansojë ndikimin e institucioneve bankare

Krijimi i “Finance Watch” është ambicioz, me synimin e rregullimit të financave ndërkombëtare duke organizuar kundërpushtet karshi lobit të fuqishëm të bankave, njofton agjencia largeur.com.
Kjo organizatë ka lindur falë apelit të 20 eurodeputetëve, të dalë nga të gjitha taborret politike. Me një buxhet prej 2 milionë euro, “Finance Watch” gëzon po ashtu mbështetjen e Komisionit Evropian me një shumë prej 1 milion eurosh.
Po ashtu me ndihmën e Komisionit Evropian, përmes lobingut, kundër-ekspertizave ky institucion ka për qëllim të ekuilibrojë raportin e forcave mes grupeve të numërta që lobojnë në Bruksel në favor të interesave të institucioneve bankare si dhe shoqërisë civile.
Një pjesë e anëtarësisë është e përbërë nga ish-bankierë si dhe këmbyes (traders), dëshmitarë të rrëshqitjeve të fundit në botën e financave: “Disa nga ata kanë parë bankat e tyre duke spekuluar kundër Greqisë dhe nuk dëshirojnë që kjo të ndodhë sërish. Ata duan të punojnë në një suazë tjetër dhe janë të gatshëm të dhurojnë të holla apo edhe të paguajnë anëtarësi prej 25.000 eurove, në mënyrë që kjo suazë të evoluojë”, ka thëne Pascal Canfin, një ndër iniciatorët e kësaj strukture të re.
Guido Palazzo, profesor i etikës së biznesit në Shkollën e Lartë të Biznesit në Lozanë, ka thëne se “problemi qëndron në faktin se tregu i globalizuar është pa udhëheqje. Duhet, pra, patjetër që organizata joqeveritare, sikurse Finance Watch, t’i përcjellin ato”.
Ndër temat e privilegjuara që do të janë në fokus të Finance Watch do të janë: rrogat e bankierëve dhe trejderëve, parajsat fiskale, spekulimi mbi vendet borxhlinje, kreditë me rrezik të lartë ose sigurimet e dyshimta.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€