Lajme
Limoni dhe rëndësia e tij në organizëm
Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se limoni ka përdorim të gjerë në ushqimet tona. Atë e përdorim në çaj, në sallatë, në disa lloje mishërash, në peshk etj. Por, përveç se si shije, ai ka disa dobi kuruese. Ja si ndihmon konsumimi i limonit:
Tretja: Përzieni disa prerje limoni me ujë dhe pijeni këtë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë gjithë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.
Gjakderdhje e hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që gjakon ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.
Diuretike: Nëse vuani nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo keni nevojë të zvogëloni lëngjet në trupin tuaj për çfarëdo arsye (sikur shtypja e lartë e gjakut, zemër të zmadhuar etj.), limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që ju të largoni ujin e padëshiruar.
Antiseptik: Lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikoni në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione të tjera. Mos përdorni limon për infeksionet e mëdha apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm, sepse nuk është, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.
Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e bile edhe piklat. Përzieni lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një gotë të vogël me ujë, e këtë e aplikoni në fytyrë. Kjo jo vetëm që jua bën lëkurën më të shkëlqyer, por gjithashtu largon ndyrësirat dhe grimin.
Kujdesi i gojës: Hedh pak lëng limoni në një shtupë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon që t’i dhurojë gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët. Gjithashtu, kur aplikohet në dhëmb që dhemb, ndihmon që të zvogëlojë dhimbjen.
Zvogëlon temperaturën: Ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pini ujë me limon. E tjetra zgjedhje është të blini balsam limoni e më pas ta aplikoni në trup, kryesisht në ballë. Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe të nxjerrë temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.
Shtypja e gjakut: Për shkak të sasisë së lartë të potasës që ka limoni, ky frutë është i mirë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Kjo është për shkak se potasa vepron kundër sodiumit.
Depresioni: Pirja e lëngut të limonit të përzier me ujë disa herë në ditë njihet që krijon efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.
Antioksidant: E gjithë ajo vitamine C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj, si pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftë të shumë sëmundjeve serioze, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, e shumë të tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së









