Kosova
“S’ka ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë”
Sipas bashkëkryesuesit të Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve nuk është opsion në tryezën e bisedimeve.
Në Rubikon të KTV-së ai bëri të ditur se përfundimisht një marrëveshje e tillë nuk do të jetë e pranueshme, përcjell Albinfo.ch.
Madje ai tha se nëse Serbia nuk do të jetë e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku nuk përfshihet ndarja e shkëmbimi atëherë do të presin meqë, siç tha ai, nuk mund të bëjnë një marrëveshje në presion të kohës.
“Nëse Serbia nuk është e gatshme për një marrëveshje përfundimtare atëherë presim siç kemi pritur deri tash. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën që të prezantohet mirëpo Kosova nuk shkon të bisedojë për ndarje. Me sa di unë është një zë unik që thotë me marrëveshjen duhet të pajtohen dy palët dhe ne me ndarje nuk pajtohemi”, ka thënë Limaj.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











