Lajme
Ligji për Amnistinë mund të miratohet të enjten
Javën e ardhshme do të procedohet për të dytën herë Ligji i kontestuar për Amnistinë. Kësaj radhe në dy leximet, ku pritet edhe të marrë votat e nevojshme të deputetëve për t’u miratuar
Ligji për Amnistinë do të dalë sërish në votim qysh të enjten pa nenin 3. Kësaj radhe partitë në pushtet e kanë edhe përkrahjen e shumicës së opozitës për të kaluar ligjin qysh të enjten në dy leximet.
Procedimin e ligjit në këtë formë e ka konfirmuar për Express edhe vetë Ministri i Drejtësisë, njëhërësh zëvendëskryeministër, nga radhët e PDK’së, Hajredin Kuçi.
“Ka pajtueshmëri në mes të PDK, LDK dhe AAK për këtë”, tha Kuçi sot për Express.
Insistimi i qeverisë për të amandamentuar Ligjin për Amnistinë, pavarësisht se ai u rrëzua herën e parë në Parlament, vjen sidomos për shkak të obligimeve që dalin nga marrëveshja për normalizimin e raporteve me Serbinë e arritur në prill në Bruksel.
Sipas kësaj marrëveshje Ligji në fjalë duhet të miratohet deri me 8 korrik të këtij viti.
Për këtë shkak dhe pas diskutimeve të shumta që iu bënë këtij ligji në Kuvend, Kuçi, Ministria e të cilit e hartoi ligjin ka propozuar dje në mbledhjen e Qeverisë heqjen e nenit 3, e në të cilin për disa vepra penale kryerësit mund të amnistohen.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar për Express se kjo është arritur në harmoni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Pas diskutimeve dje në Kuvend, pas reagimeve të Shoqërisë Civile, me propozim timin dhe pëlqim të kryeministrit është hequr neni 3 dhe ka mbetur neni 5 që ka të bëj me obligimet që dalin nga marrëveshja. Kemi pasur një takim edhe me përfaqësues të LDK’së, AAK’së dhe partnerët ndërkombëtarë dhe jemi dakorduar që të procedojmë kështu dhe ligji të miratohet javën tjetër në Kuvend”, tha Kuçi për Express.
Në seancën e Kuvendit me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve. Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e neni 3 nga ky projektligji.
Derisa pas kësaj kanë shpërthyer edhe reagimet e Beogradit zyrtar i cili pret që ky ligj të miratohet për shkak të serbëve në Veri.
“Nëse Prishtina nuk e miraton Ligjin për amnisti, nuk është i mundshëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ministri serb i Drejtësisë Nikola Selakoviç.
“Problemi që u krijua pasi që Kuvendi i Kosovës nuk miratoi Ligjin për amnisti është shumë më serioz se sa që duket në opinion dhe pa të nuk është i mundshëm zbatimi i Marrëveshjes”, vazhdon deklarata e Selakoviç i cili ka shtuar se “Ligji për amnisti ka qenë i caktuar si parakusht për implementim të Marrëveshjes”.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










