Kosova
Ligji i ri: Qindra dënime për shoferët
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1440 gjoba, ndërsa ka hequr edhe 17 patentë shoferë
Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor i policisë në Prishtinë, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka nisur implementimi i planit “Semafori”, transmeton albinfo.ch.
“Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor duke përdorur dronin policor është angazhuar në realizim të planit të veprimit të ashtuquajtur “Droni (tejkalimet e palejuara dhe tejkalimet e kolonës së mjeteve)”, qëllimi i së cilit ka qenë identifikimi i kundërvajtësve të ndryshëm në trafikun rrugor, posaçërisht identifikimi i kundërvajtësve të cilët kanë bërë tejkalime me mjetet e tyre në vende të ndaluara me vijë të plot dhe tejkalim të kolonës së mjeteve duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.
Ky plan veprimi është realizuar në disa rrugë në rajonin e Gjakovës, ku nga data 10.05.2024 e deri më 12.05.2024 janë identifikuar pesëqind e njëmbëdhjetë (511) kundërvajtës të cilëve ju janë shqiptuar gjoba, ndërsa janë konfiskuar gjashtëdhjetë e tre (63) patentë shoferi si masë mbrojtëse.
Derisa Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1440 gjoba, ndërsa ka hequr edhe 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Sipas njoftimit, për një javë janë raportuar 31 aksidente, prej tyre 14 me lëndime me 18 persona të lënduar dhe 17 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













