Lajme
Burgim, nëse e lini qenin jashtë në të ftohtë gjatë dimrit
Çdo herë e më shumë po forcohen ligjet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në shumë vende të botës.
Sipas gazetës Up WorthyNews, ky ligj erdhi pasi një qenush i quajtur Libre u gjet në një gjendje tragjike nga i ftohti në Pensilvania. Pas kësaj u vendos të bëhet një mblidhje urgjente në mbështetje të ligjeve për të parandaluar këtë dukuri për kafshët, veçmas gjatë kushteve të vështira të dimrit.
Në verën e vitit 2018, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve mori rreth 600 thirrje urgjente për qentë e përkëdhelur që vuajnë gjatë valës së nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar. Pas kësaj, ata lëshuan një paralajmërim për pronarët e kafshëve shtëpiake në lidhje me qentë e bllokuar në makina të nxehta – nëse pronarët do të shpalleshin fajtorë se linin kafshët shtëpiake në automjete të ngrohta, atyre do t’u jepej një gjobë e pakufizuar dhe përballja me burg. Ndërsa kjo mund të duket e rreptë, mirëpo ka siguruar që pronarët e kafshëve shtëpiake janë më të përgjegjshëm dhe vigjilentë kur bëhet fjalë për kushtet e motit dhe kafshët e tyre shtëpiake.
Pas analizimit se sa efektive ishte paralajmërimi, shteti i Pensilvanisë ndoqi këtë shembull.
Tashmë kjo gjë nuk mund të ndodhë në Pensilvani, pasi ligji është jo vetëm për dimrin, por edhe për verën e nxehtë do të vijë vitin tjetër, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













