Kosova
Ligji “anti-mafia”, i domosdoshëm për Kosovën
Në ligj i quajtur “anti-mafia”, nëpërmjet së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka më shumë se shtatë vjet që është iniciuar, por më deri më tani nuk është jetësuar asnjëherë
Lufta ndaj pasurimit të paligjshëm është dhe duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re të Kosovës, sepse është instrumenti më efektiv për të luftuar korrupsionin.
Kështu kanë thënë përfaqësues të shoqërisë civile, përderisa zyrtarë të qeverisë theksojnë se do ta rishikojnë legjislacionin për këtë çështje.
Në ligj i quajtur “anti- mafia”, nëpërmjet së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka më shumë se shtatë vjet që është iniciuar, por më deri më tani nuk është jetësuar asnjëherë, shkruan ‘monitor’.
Një premtim për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme e ka dhënë ditë më parë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se në një të ardhme të afërt do ta rishikojë legjislacionin për këtë çështje, pa përmendur në mënyrë specifike ligjin “anti-mafia”, përcjell albinfo.ch.
Për përfaqësues të shoqërisë civile, Kosova ka legjislacion të mjaftueshëm që mundëson luftimin e pasurisë së paligjshme, por thonë ata, nuk ka vullnet dhe guxim që të zbatohet legjislacioni në fuqi.
Ndryshe, edhe pse në Kosovë nuk ekziston ligji “anti mafia” një Ligj për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale, sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, e kryen funksionin e njëjtë.
Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, vlera e sekuestrimit ka arritur deri në 70 milionë euro, kurse niveli i konfiskimit është më shumë se një milion e 100 mijë euro.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









