Lajme
Ligjet për ekonomi, të pazbatueshëm në Kosovë
Ligjet e aprovuara në ekonomi në një masë të madhe, janë në pajtim më ligjet e Bashkimit Evropian.
Por fatkeqësisht kur ligjet hynë në fuqi, nuk japin ndonjë rezultat konkret, pasi qe nuk gjejnë zbatim, kanë vlerësuar ekspertë të çështjeve ekonomike dhe ligjvënësit kosovarë.
Ekspertë të çështjeve ekonomike kanë deklaruar se moszbatimi i ligjeve në ekonomi po krijon probleme të mëdha në funksionimin e sistemit ekonomik në Kosovë.
Moszabatueshmëria e ligjeve do të jetë një problem edhe për një kohë të gjatë në Kosovë.
Sipas eksperti i ekonomisë Haki Shatri, moszbatimi i ligjeve ekonomike po ndikon në dinamikën e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik, shkruan Koha Ditore.
Ligjvënësit e Kosovës, vazhdimisht kanë potencuar se numri i ligjeve ekonomike të miratuar nga Kuvendi i Kosovës është jashtëzakonisht i madh, por që një pjesë e tyre, që në kohën kur janë miratuar, kanë mbetur vetëm në sirtarët e kabineteve të ministrive.
Pothuajse në të gjitha raportet që hartojnë organizatat ndërkombëtare për Kosovën, vonesën apo moszbatimin fare të ligjeve, edhe me tej e konsiderojnë si problem tejet të madh.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












